Mjekët në Spanjë duartrokasin shoferin e taksisë/ Ja pse (Video)

19 prill 2020 | 20:41

Një video e xhiruar në një spital të Spanjës, ku shihet stafi mjekësor që duartroket një shofer taksie i cili merrte dhe dërgonte falas pacientë me koronavirus, është bërë virale.

Burri, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, gjatë kohës së pandemisë ka ndihmuar ata që kishin më shumë nevojë, duke rrezikuar ndërkohë shëndetin e tij.

Pasi u thërrit për të marrë një pacient, shoferi i taksisë befasohet kur shikon të gjithë stafin mjekësor të rreshtuar për ta duartrokitur në momentin që ai hyn në spital.

I befasuar, ai bën një gjest me duar si për të thënë që duartrokitja është e tepërt. Më pas, bën me duar një gjest përqafimi për të gjithë mjekët dhe infermierët.

Duke qenë se shoferi nuk u merrte para’ pacientëve, spitali i dha një zarf të mbushur me euro.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=tKMG_V_vRn0&feature=emb_logo

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Leotrim Berisha, ka thënë…