Mjekët nga Kosova nisin vaksinimin në Kukës
15 mars 2021
| 22:54
Në Qendrën Rajonale të Telemjekësisë në Kukës të hënën ka filluar vaksinimi kundër korona virusit me kurën e Astra Zeneca.
Pas personelit mjekësor që u imunizua gjatë javëve të kaluara, nga kjo e hënë ka filluar vaksinimi i mësimdhënësve shqiptar.
Por krahas këtyre, kryeministri shqiptar ka bërë thirrje që të gjithë mjekët kosovarë të shkojnë në Kukës për t’u vaksinuar meqë kontrata e blerjes së vaksinës nuk lejon dhurimin e saj si donacion për Kosovë.
Kjo u bë e ditur edhe për Klan Kosova, kur të hënën një ekip i televizionit qëndroi në Spitalin e Kukësit, ku edhe vazhdoi vaksinimi anti COVID-19 me ilaçin që në shtetin shqiptar arriti nga Suedia.