Mjekët nga Turqia kryejnë 12 operacione kardiokirurgjike tek fëmijët në QKUK
Dymbëdhjetë operacione kardiokirurgjike tek fëmijët dhe 26 raste në sallën e katerizimit në kuadër të Klinikës së Kardiologjisë në Shërbimin Spitalor dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), janë kryer nga mjekët nga Turqia në bashkëpunim me stafin e mjekëve dhe infermierëve nga klinikat e QKUK-së.
Me këtë rast, drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Elvir Azizi, të premten ka pritur në takim mjekët nga Turqia, të cilët i ka falënderuar për punën e shkëlqyer që kanë bërë dhe po bëjnë në trajtimin e fëmijëve të Kosovës.
Ekipi i mjekëve turq është duke qëndruar në Kosovë në bashkëpunim dhe mbështetje të organizatës “Muntada Aid”, kurse koordinimin punës e ka bërë dr. Ramush Bejiqi
Edhe në muajin tetor pritet që të vijë një delegacion tjetër i mjekëve dhe ekspertëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të operuar fëmijë të tjerë që kanë probleme me zemër.