Mjekët nisen për Stubëll, shkojnë te fëmijët e çiftit të infektuar

15 mars 2020 | 12:07

Tre fëmijë në fshatin Stubëll të Vitisë kanë mbetur të ngujuar brenda shtëpisë. Sipas familjarëve, ata nuk po vizitohen nga ana e personelit mjekësor. Një nga këta tre fëmijë, sipas familjarëve, ka temperaturë 39 gradë. Ndërkohë gjyshi, babai dhe nëna e tyre gjenden tashmë në spital si raste të konfirmuara me koronavirus.  Por, pas publikimit të lajmit në media, ekipi mjekësor siç duket tani është nisur drejt Stubllës. Kështu po deklarojnë familjarët e këtyre fëmijëve.

Gazeta Express ka biseduar me familjarin e këtyre fëmijëve. Ai ka deklaruar se i ka kontaktuar mjekët, por që të njëjtit, sipas tij, kanë hezituar që t’i dërgojnë ekipet për kontrollimin e  këtyre tre fëmijëve. “Qetash tu folë me ta në telefon, i kanë ra pishman që janë përgjigjë në atë formë. Ju tregova që e kam publiku, se i kam thirrë gazetarët. Nëse doni me i pru ju mirë, nëse jo, ne s’kemi ligj me ardhë me i marrë. Tash më thirrën më thanë që të ka dhënë informata keq mjekja e që janë nis”, tregon i afërmi i kësaj familje.

Sipas tij, një nga këta fëmijë, i moshës 17 vjeçe, ka temperaturë 39 gradë. “Kanë temperaturë, kanë përdorë paracetamol, por prapë 39 gradë, dy fëmijët. Më kanë thirrë m’u në telefon, në shtëpi në Stubëll, vetëm fëmijët janë, se prindërit i kanë në spital.  Kërkush nuk guxon me shku. Unë nuk di çka me ju bo, s’kam masa mbrojtëse”, thotë ky familjar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Valencias, Ezequiel Garay është lojtari i parë i…