Mjekët përpiqen t’i heqin bririn që iu rrit mbi kokë
24 shtator 2019
| 10:57
Kirurgët në Indi provuan t’i operojnë “bririn” që i ishte rritur një 74-vjeçari në kokë. Burri tha që briri kishte nisur t’i rritej që pesë vjet më parë.
Fillimisht ishte mbajtur nën kontroll nga berberi, i cili e gërryente dhe e mbulonte me flokë. Por shumë shpejt nisi të bëhet i fortë, gjë që e detyroi ta kërkonte ndihmën e mjekëve.