Mjekët protestojnë në Durrës, kërkojnë shpërblim të barabartë
20 maj 2020
| 12:43
Mjekët dhe stafi mbështetës i njësisë së kujdesit shëndetësor në Durrës kanë protestuar të mërkurën në kërkim të shpërblimit të luftës me koronavirusin.
Ata kanë qenë në vijë të parë në këtë përballje, por nuk janë trajtuar njësoj nga drejtuesit të cilët i akuzojnë për mungesë transparence në bërjen e listave të përfituesve të shpërblimit dhe për përçarje dhe presion për të ushtruar të drejtën e të protestuari, raporton “TCh”.
Në emër të “bluzave të bardha”, kryesindikalisti ka ngritur zërin dhe për punën e papaguar që nga dita e tërmetit, kur kanë punuar pa orar, si dhe ka kërkuar zbatimin e kontratës kolektive të punës.