Mjekët regjistruan edhe një simptomë të re të koronavirusit
Vështirësia në të folur mund të jetë një simptomë “serioze” e koronavirusit ka paralajmëruar Organizata Botërorë e Shëndetësisë, transmeton lajmi net.
Ndër simptomat më kryesorë që shfaqin praninë e koronavirusit në trupin tuaj janë ethet dhe kolli. Por, me kalimin e kohës ekspertët e shëndetësisë kanë zbuluar simptoma të tjera të cilat tregojnë se jeni të infektuar me koronavirus.
NHS ka listuar si një ndër to edhe vështirësitë në të folur.
Simptomat serioze janë: Vështirësitë e frymëmarrjes, dhimbje apo presion në gjoks, humbja e mënyrës së lëvizjes.
Çdokush që ka simptoma të cilat tashmë janë listuar nga NHS duhet të izolohet në shtëpi për shtatë ditë. Vështirësia në të folur është simptomë e koronavirusit në shëndetin mental, kanë paralajmëruar shkencëtarët.