Mjekët se ndalin punën as gjatë tërmetit, gruaja lind foshnjën e saj
26 janar 2020
| 20:37
Në kohën kur ra tërmeti me madhësi 6.8 ballë në provincën Elazig të Turqisë, një grua solli në jetë fëmijën e saj.
Ngjarja ndodhi në një klinikë private në Elazig. Gjinekologu dhe mamitë mbetën të qeta dhe vazhduan të bënin punën e tyre. Njëra nga mamitë u kujdes për të porsalindurin.
“Unë nuk mund të lija nënën dhe foshnjën. Më duhej të qëndroja i qetë dhe të mos kisha panik për sigurinë dhe shëndetin e nënës, fëmijës dhe stafit.
Për fat të mirë, edhe nëna, ashtu edhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore ”, tha gjinekologu Nilai.