Mjekët thonë se temperaturat e larta ndikojnë në largimin e koronavirusit
Sipas mjekëve rritja e tmeperaturave ndikon në largimin e virozave. Kjo gjë pritet edhe me koronavirusin.
Fatmiresisht ashtu si dje, edhe sot vendi ynë po ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me motin i cili ka qenë i kthjellët që në orët e mëngjesit dhe ashtu do të mbyllet deri dhe në fund të ditës.
Sipas Shërbimi Meteorologjik, temperaturat e mesditës patën një rritje krahasuar me dje duke prekur në zonat malore vlerat prej 19ºC dhe në ato të ulta e bregdetare deri në 22ºC.
“Edhe për ditën e nesërme pritet që vendi ynë të ketë mot të kthjellët në të gjithë territorin. Për t’u veçuar është fakti se temperaturat rriten nesër me një vlerë prej 4 deri në 5ºC si në vlerat minimale ashtu dhe ato maksimale. Në këtë mënyrë në vlerat e mëngjesit temperaturat parashikohen nga 5ºC në zonat malore deri në 12ºC në ato të ulta dhe bregdetare. Në vlerat e mesditës temperaturat parashikohen nga 21ºC në zonat malore deri në 26ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare” njofton Shërbimi.