
Mjekët tregojnë a transmetohet Covid 19 nga nëna te foshnja në bark
19 mars 2020
| 11:37
Një nënë shtatzënë 24-vjeçare, e prekur nga koronavirusi, ka arritur të lindë një foshnjë të shëndetshme në rajonin e Attikon-it në Greqi.
Mjekët grekë testuan foshnjën për koronavirus dhe rezultoi negative. Ata janë optimistë se koronavirusi Covid 19 nuk transmetohet nga nënat shtatzëna te foshnjat e tyre dhe lindjet mund të kryhen normalisht.
Operacioni zgjati për 1 orë dhe ishte një ndërhyrje çezariane, ndërkohë që nëna e infektuar dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore.