Mjekët ukrainas kryejnë operacion në zemër, pa drita
25 nëntor 2022
| 14:34
Doktorët në Kiev kanë kryer një operacion zemre te një fëmijë, ndërkohë që mungonte energjia elektrike në spital.
Kardiologu Borys Todurov tha se ai dhe kolegët e tij operuan duke përdorur elektrikë dore, pasi bombat ruse të lëshuara të mërkurën në kryeqytetin ukrainas ndërprenë furnizimin me energji elektrike në Kiev dhe shumë zona të tjera.
Sipas mediave lokale, operacioni doli me sukses dhe fëmija mbijetoi.
Të paktën 10 persona vdiqën nga bombardimet që shënjestruan infrastrukturën energjetike të Ukrainës.