Mjekëve britanik u lejohet të përshkruajnë barëra me kanabis

26 korrik 2018 | 17:38

Mjekëve britanik ligjërisht do tu lejohet të përshkruajnë barëra me kanabis për trajtim, ka bërë me dije Qeveria e Britanisë së Madhe, duke këmbëngulur se ky nuk është një hap drejtë legalizimit të përdorimit rekreativ të kësaj substance narkotike.

Sekretari për Punë të Brendshme në Britani të Madhe, Sajid Javid, ka vendosur që të zbusë rregullat në të cilat kanabisi mjekësorë mund t’u jepet pacientëve. Në to bëjnë pjesë të sëmurët nga epilepsia, të cilëve u ndihmon vaji i kanabisit.

“Marrja e kanabisit medicinal do të lehtësojë jetën e pacientëve të sëmurë që vuajnë në heshtje, Nuk ka asgjë më të vështirë se të shohësh të dashurit tuaj në dhimbje. Prandaj e kam marrë këtë vendim”, ka shkruar Sajid Javid në llogarinë e vetë në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i opozitës në Pakistan, Imran Khan, ka shpallur fitoren…