Mjekimi i gabuar për Covid në shtëpi

12 dhjetor 2021 | 17:39

Trajtimi në banesë për forma të lehta dhe të mesme të Covid shpesh bëhet në mënyrë të gabuar. Shefi i Urgjencës Kombëtare në Shqipëri Skënder Brataj thotë se janë vetë pacientët ata që e komplikojnë situatën duke u lidhur me disa mjekë njëherësh.

“Ka nga ato që fillojnë bëjnë terapi të pjesshme me një mjek, pastaj me një mjek dhe sa më shumë përkeqësohen simptomat, aq më të paekuilibruar janë dhe ngatërrojnë dhe terapitë njëra me tjetrën dhe shumë herë s’të tregojnë nëse ka filluar terapi apo jo, gjë e cila çon në një mbingarkesë farmakologjike sidomos të mëlçisë dhe aparatit të sistemit renal”.

Mjekët shpesh kanë sjell në vëmendje se në javën e parë Covid kalon me simptoma të lehta dhe s’ka nevojë për terapi mjekimi.

“Fillimi i terapive nuk është i këshillueshëm nëse nuk ka indikator të infeksionit, sidomos i antibiotikëve, aq më keq i antibiotikëve në venë, aq më tepër i antibiotikëve që shoqërojnë njëri-tjetrin sepse ngarkojnë sistemin hepatik, laboratorin e organizmit dhe atë renal të eleminimit të tyre, terapi duhet të fillojë në momentin e duhur”.

Çdo ditë në numrin e Urgjencës Kombëtare vijnë dhjetëra thirrje për Covid, disa pacientë shoqërohen drejt spitalit Covid ndërsa 25-30 persona mesatarisht çdo ditë marrin trajtim në banesë nga mjekët e Urgjencës. /Tv Klan

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pushimi dimëror për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme…