Mjekiqi: Ambasadat mbesin bosh e qeveria po heshtë

30 gusht 2021 | 17:48

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi, ka shprehur shqetësimin e saj për disa ambasada të Kosovës të cilat nga sot kanë mbetur pa ambasadorë e disa janë mbyllur krejtësisht.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se ambasadat po mbesin bosh e Qeveria po heshtë siç po heshtë edhe për çdo ‘prioritet’ tjetër.

Postimi i plotë i Mjekiqit:

Në maj të këtij viti, me propozimin e Ministres së Punëve të Jashtme dhe me aprovimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, u shkarkuan 12 ambasadorë pa dhënë asnjë shpjegim ose vlerësim të vetëm për punën e tyre përpos që ishin emëruar politikisht. Sot, këta të shkarkuar kthehen në shtëpi e ambasadat tona mbesin pa përfaqësim të nivelit të lartë, e disa edhe të mbyllura, në vendet si Shqipëri, Kroaci, Maqedoni e Veriut, Slloveni, Holandë, Australi e shumë vende tjera që kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe i kanë hapur rrugë vendosjes së marrëdhënieve diplomatike menjëherë pas shpalljes së pavarësisë. Nuk ka vend këtu për kritikë për qeveritë e kaluara. Ambasadat mbesin bosh e Qeveria heshtë siç po heshtë edhe për çdo ‘prioritet’ tjetër. Mbase, nuk do të shohim më protesta nga anëtarët e kabinetit qeveritar kësaj radhe pranë MPJ në kërkim të emërimit të ambasadorëve të rinj!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Franck Ribery do të mbetet në Serie A, edhe pse…