Mjekja kujdestare flet për gjendjen e policit të plagosur në Skënderaj

03 korrik 2022 | 19:49

Nga Qendra Klinike Universitarë e Kosovës (QKUK), ka folur mjekja kujdestare, për gjendjen e policit të plagosur në Skënderaj. Tutje, mjekja kujdestare në Klinikën e Ortopedisë, Vjosa Binqe, ka thënë se gjendja e policit të plagosur është stabile, ndërsa plumbi e ka tejshpuar dhe ka marrë ndihme e nevojshme dhe ende është duke u trajtuar në Klinikën Ortopedisë në Prishtinë.

Të shtunën para mesnatës dy pjesëtar të Policisë së Kosovës, kishin mbetur të plagosur nga një gjuajtje me armë zjarri, ndërsa në këtë rast dyshohet se kishin qenë të përfshirë edhe ish-nënkryetari i Skenderajt dhe ish-deputeti Nuredin Lushtaku.

Ndërsa gjatë të dielës se 03 korrikut Nurendin Lushtaku kishte qenë në stacionin e policisë, por pas marrejes në pyetje ishte liruar.

Avokati i tij, ka bërë të ditur se klienti i tij nuk kishte qenë i përfshirë në gjuajtjen me armë zjarri.

Policët të cilët ishin plagosur nga të shtënat më armë zjarri kishin kërkuar trajtim mjekësor në qendrën emergjente të QKUK-së. Ndërsa njëri nga ta është duke vazhduar trajtohet në Klinikën Ortopedike.

Mjekja kujdestare në Klinikën e Ortopedisë, Vjosa Binqe, ka folur për gjendja e policit të plagosur në këmbë ku ka thënë se gjendja e tij, është stabile dhe është duke e marrë trajtimin e nevojshëm.

Tutje, ajo ka treguar se në sa ora të së dielës në mëngjes kishin arritur policët e plagosur.

“Polici ka arritur është pranuar në ora 3:28 domethënë në mëngjes, gjendja e tij është stabile, analizat janë në normë, sa i përket lëndimit, ka pësuar lëndim në shputën e majtë, domethënë është një plagë tejshpuese me armë zjarri, është trajtuar, është vendos imobilizimi me gips, është dhënë terapia e cila jepet për këtë gjendje, antibiotikë, mbrojtje antitetanike, analgjetikë, për momentin gjendja e tij është stabile dhe nuk ka ndonjë pengesë”, ka sqaruar Binqe për RTK-në.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia në Danimarkë thotë se disa persona janë qëlluar nga…