Mjekja Zana Luci emërohet shefe e Gjinekologjisë në një klinikë në Gjermani

31 mars 2024 | 17:11

Doktoresha Zana Luci është përzgjedhur drejtoreshë për repartin e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në klinikën “Asklepios” në qytetin Lindau të Gjermanisë.

Ambasada e Kosovës në Gjermani derisa ka njoftuar për emërimin e saj, ka shkruar se ky është edhe një sukses tjetër nga vajza tona.

“Nga nesër, mjekja nga Kosova, Zana Luci, do të drejtojë Departamentin e Gjinekoligjisë dhe Obstetrikës në klinikën “Asklepios” në qytetin #Lindau. Për emërimin e saj si kryemjeke në këtë departament, ka shkruar edhe mediumi gjerman Wochenblatt. Bravo Zana”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

45-vjeçarja, Zana Luci me prejardhje është nga Prishtina, ndërsa studimet për mjekësi i ka kryer në Universitetin e Mjekësisë në Vjenë.

Doktoresha Luci jeton në qytetin Friedrichshafen i cili ndodhet në jug të Gjermanisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli ka arritur të fitojë në shtëpi me shifrat 2-1…