Mjeku i klubit francez vret veten pasi ishte infektuar me Covid-19
05 prill 2020
| 22:56
“Le Parisien” ka zbuluar ditën e sotme lajmin e hidhur dhe thuajse makabër të vetëvrasjes së mjekut të Reims (klub i Ligue 1), Bernard Gonzalez, i cili siç duket ka lënë edhe një dorëshkrim ku shpjegonte arsyet se pse kishte vendosur t’i jepte fund jetës. Mjeku në fjalë ishte pozitiv me Covid-19 dhe kishte dy javë që po luftonte në izolim.
Pikërisht gjesti i tij për të kryer vetëvrasje ishte si një shpëtim për të mos përhapur epideminë edhe te familja, edhe pse përmbajtja e letrës që i ka lënë familjes ende është një mister dhe e pazbardhur.