Mjeku i Napolit: Ja e vërteta për rezultatet me Covid të Hysajt dhe Rrahmanit
Rafaele Kanoniko, kryemjeku i skuadrës së Napolit, ka folur për atë me të cilën u përballën dy futbollistët me gjak shqiptar, Elseid Hysajt dhe Amir Rrahmanit, të cilët, pasi kishin rezultuar negativ për ndeshjen e javës së kaluar në kampionat, papritur dolën pozitive me koronavirus, përpara duelit të Ligës së Evropës.
“Pse ekziston kjo diferencë në vlerësimin e tamponëve, siç ndodhi me Hysajn dhe Rrahmanin? Tashmë edhe ne mjekët e muskujve dhe terapive po bëjmë më shumë rolin e doktorëve të Covidit sesa punën për të cilën jemi të specializuar”, ka thënë mjeku i Napolit.
“Po flisja në mëngjes me profesor Portelën, sepse deri tani kishin ndodhur disa raste kur futbollistë, apo atletë të rëndësishëm, pasi e kishin mposhtur një herë koronavirusin, pra ishin negativizuar, papritur janë parë sërish pozitivë, por brenda pak orësh apo ditësh sërish negativë. Kjo ndodh sepse ka një spostim celulash, ndaj mund të ndodhë që gjatë një qarkulli të celulave të vdekura të virusit të ndodhë që një tampon t’i mbledhë ato dhe në ekzaminim të rezultojë, sikur ai ka mbledhur material të rrezikshëm. Prandaj, i tillë ishte edhe rasti ynë te Napoli me Hysajn e Rrahmanin”, ka deklaruar mjeku për radio “Kiss Kiss Napoli”.