Mjeku i njohur në Kosovë vdes nga Covidi
10 dhjetor 2020
| 22:10
Mjeku Nijazi Ahmeti ka vdekur pas infektimit me Covid-19. Ahmeti ishte mjek i estetikës dhe për disa ditë ishte duke u trajtuar në QKUK pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur një familjar i tij përmes një postimi në “Facebook”.
“Sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta te dajës tonë, Nijazi Ahmeti. Ngushëllime familjarëve, shokëve dhe gjithë kolegeve, do të kujtojmë gjithmonë me krenari për veprat e tua Doktor”, ka shkruar Artan Maloku, nipi i tij.