Mjeku në Spitalin e Pejës tregon për lëndimet e të aksidentuarve
05 maj 2018
| 17:15
Besnik Ibraj, mjek në Spitalin e Pejës, ka thënë për “KTV”-në se rreth orës 14:00 të ditës së sotme janë pranuar të lënduarit e parë në aksidentin e sotëm.
“Së pari kanë kërkuar ndihmë mjekësore 10 vetë, e më pas numri është shtuar dhe ka shkuar deri në 30. Janë trajtuar të gjithë dhe janë pranuar për observim në spitalin e Pejës. Shumica prej tyre kanë pësuar lëndim të gjymtyrëve dhe lëndime të kokës, por asnjë nga të lënduarit nuk janë në rrezik për jetë”, ka theksuar Ibraj,
Aksidenti ka ndodhur sot pasi një autobus me të cilin udhëtarët po shkonin për në shëtitje ka pësuar aksident në vendin e quajtur “Dudesh”, të Komunës së Pejës.