Mjeku nga Kosova Enver Hoxha shpik një produkt të ri, e patentojnë në Evropë
Përmes një komunikatë për media Oda e Mjekëve të Kosovës, ka bërë të ditur se Dr. Enver Hoxha ka arritë të bëjë patentimin e një produkti/pajisje e cila përdoret në shumicën e lamive kirurgjike dhe qëllimi i saj është thithja e lëngjëve trupore.
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu gjatë konferencës për medie ka njoftuar se doktor Enver Hoxha, është mjeku që ka patentuar këtë produkt në Gjermani.
Ai shtoi se kjo konferencë po mbahet për të dhënë edhe një mesazh për Institucionet që do duhej të merreshin më seriozisht me këto çështje, për stimulimin e inovacioneve dhe hulumtimeve shkencore.
Kurse, dr. Enver Hoxha, ka thënë se pajisja që është shpikë përdoret në shumicën e lamive kirurgjike, qëllimi i saj është thithja e lëngjëve trupore .
Ai theksoi se sakrifica dhe puna ka qenë e madhe dhe uroi që gjeneratat e ardhshme të arrijnë suksese edhe më të mëdha.
Profesor Arifi, Mentor klinik i Dr. Enver Hoxhës tregoi se ka qenë një rrugë e vështirë për të dhe kjo punë ka dashur sakrificë qoftë ajo edhe çështja e sakrificës për vet-financim.
E përgëzoi Dr. Hoxhajn për këtë projekt duke i uruar suksese në projektet tjera të ardhshme.
OMK në këtë legjislaturë ka marrë inciativën në krijimin e fondit për hulumtime shkencore dhe përmes donatorëve qofshin Ministria apo donatorë të tjerë, të krijojë një fond që nga strukturat profesionale të sistemit tonë shëndetësorë të përzgjidhen çdo vit hulumtime të cilat do t’i financojmë.