
Mjeku nga Prizreni humb betejën me Covidin
01 janar 2021
| 13:20
Doktori Sabejdin Smoni ka vdekur pas infektimit me Covid-19. Ai kishte qenë duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit qe 40 ditë.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i QKMF-së në Prizren, Xhevat Elezkurtaj, i cili ka shtuar se i ndjeri ka qenë Specialist i Mjekësisë Familjare.
“I ndjeri është doktor Sebajdin Smoni, specialist i mjekësisë familjare. Ka vdekur prej Covid-19 pas një qëndrimi prej 40 ditësh në Spitalin e Prizrenit”, ka thënë ElezKurtaj.