Mjeku që pranoi të vrarët në Pejë: I plagosuri u ka ndihmuar me i sjell deri këtu
Për vrasjen e dyfishtë në qytetin e Pejës ka folur edhe mjeku kujdestar, Sadri Berisha, i cili dhe ka pranuar viktimat në spitalin e kësaj komune.
I njëjti ka bërë të ditur se viktimat kanë ardhë pa shenja jete në spital, ndërsa personi i tretë ka qenë i plagosur në dorën e majtë.
“Rreth orës 20:30 pa shenja jete janë sjell në spital, dhe një i tretë i plagosur që u ka ndihmuar me i sjell deri këtu. Plagët kanë qenë me armë zjarri, derisa personi i tretë ka qenë i plagosur në dorën e majtë, dhe më pas ka procedu tutje dhe është intervistuar nga prokurori. Për momentin është duke u trajtuar në Spitalin e Pejës dhe është jashtë rrezikut për jetë”, tha Sadri Berisha në emisionin “Politiko” në Kanal 10.
Ndryshe, të vrarë kanë mbetur Astrit Ademaj, kandidat i PDK-së për kryetar të Pejës, dhe Bernard Kadrijaj, ish-kandidat i PDK-së për kryetar të Deçanit.