Mjeku shqiptar në Spanjë: Gjendja në Spitalin ku punoj është tragjike

16 prill 2020 | 11:19

Mjeku shqiptar në Spanjë, Kita Sallabanda, i specializuar në neurokirugji dhe radiokirurgji, është paraqitur në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Ditë e Re”  në Tv Ora.

Ai ka folur për situatën në Spanjë dhe ka shprehur shqetësim për rritjen e numrit të infektuarve ditët e fundit.

I pyetur nëse është spekulim apo teori konspirative fakti që COVID-19 nuk është aq i rëndë sa thuhet, ai shprehet se nuk ka guxim të bëjë deklarata të tilla.

“Unë nuk do të kisha guxim të bëja një deklaratë të tillë. Kam jetuar dhe jetoj në Spanjë. Gjendja në Spitalin tim është tragjike, kemi 700 të sëmurë me COVID-19 dhe është katastrofike. Nga të dhënat që kemi, vdekshmëria e këtij virusi është 10 herë më tepër se një virus normal dhe forma e virulencës së tij është 10 herë më tepër dhe më duken të guximshme këto deklarata”. /Ora News.tv/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 700 pjesëtarë të ekuipazhit të flotës ushtarake franceze janë…