Mjeku shqiptar në Zvicër: 80% e pacientëve të hospitalizuar në spitalin ku punoj janë shqiptarë, 90% e tyre të pa vaksinuar
Kryemjeku shqiptar në spitalin kantonal të Winterthurit, Zvicër, Naim Mehmeti ka shprehur shqetësimin e tij për vaksinimin e ulët të të komunitetit të shqiptarëve atje.
Mehmeti në një lidhje të drejtpërdrejtë në RTV Dukagjini ka thënë se një numër shumë i vogël i shqiptarëve janë të vaksinuar në Zvicër.
“Propaganda ka ndikuar që shqiptarët të hezitojnë të vaksinohen. Shteti zviceran ka marrë të gjitha masat që edhe shqiptarët të vaksinohen”, tha ai.
Mjeku shqiptar në Zvicër thotë se situate ditëve të fundit është përkeqësuar shumë.
“Kemi një numër të madh të pjesëtarëve të komunitetit shqiptarë këtu në Zvicër që janë hospitalizuar. Në spitalin ku unë punoj, 80% e të hospitalizuarve janë shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia dhe 90% e tyre janë të pavaksinuar”, ka shtuar tutje ai.
Tutje, ai e ka parë si të pashpjegueshme situatën, meqenëse ai pretendon se Zvicra po tenton që të ofrojë shpjegime për vaksinën edhe në gjuhën shqipe.
“Kjo është një gjendje alarmante për komunitetin tonë këtu dhe ne si mjekë po mundohemi në mënyrë individuale që të paktën t’i motivojmë komunitetin këtu ose t’i informojmë që të vaksinohen”.