Mjeku zbulon gjendjen Schumacherit
20 shtator 2020
| 16:01
Mjeku neurokirurg Erik Riederer ka zbuluar së fundi gjendjen e legjendës së Formula 1, Michael-Schumacher.
Sipas mjekut, ish-piloti 51-vjeçar, ndodhet në “gjendje vegjetative” dhe nuk reagon më ndaj familjes së tij. “Schumaker është në gjendje vegjetative, që do të thotë se është zgjuar por nuk mund të reagojë. Ai merr frymë, zemra i rreh, dhe ndoshta mund të ngrihet për të qëndruar ulur po jo më shumë”, ka thënë ai.
“Ky është maksimumi për të. Nuk besoj se ka shanse për ta parë atë siç ishte para aksidentit”, ka deklaruar Riderer duke iu referuar rrëzimit të Schumakerit teksa bënte ski në Alpet Franceze në 2013, ku pësoi goditjen në kokë. Aksidenti ishte aq i rëndë sa megjithëse ai mbante helmetë, ra menjëherë në koma.