Mjellma mes binarëve, vajton për mjellmën e mbytur

29 dhjetor 2020 | 08:43

Policia dhe zjarrfikësit u detyruan të intervenojnë për të larguar një mjellmë që thanë se po vajtonte në një linjë hekurudhe të trenave të shpejtë.

Mjellma u fotografua në hekurudhë afër Fuldatalit, duke bërë që së paku 20 linja treni të anulohen, pasi një mjellmë tjetër u mbyt kur fluturoi mbi binarë.

Pas aksidentit mjellma e dytë u vendos në hekurudhë, duke ua pamundësuar kalimin trenave nga Kasseli në Gottingen. Sipas raportimeve në mediat gjermane, zjarrfikësit sollën pajisje të veçanta për ta larguar mjellmën e ngordhur dhe më pas mjellmën e gjallë nga binarët, duke e dërguar atë në lumin Fulda.

Më parë është vërejtur se mjellmat qartazi vajtojnë për mjellmat e tjera të ngordhura, duke qëndruar afër vendit ku ndodhet shpendi i pajetë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se PDK-ja…