MJERIMI SERB I KRAHASIMIT TË KOSOVËS ME AVGANISTANIN

04 shtator 2021 | 23:15


Ismet Sylejmani

Forcat e errëta gjakëpirëse serbe nëpër Serbi e jashtë sajë, pas largimit të SHBA-së dhe NATO-s nga Avganistani, kanë filluar të ngrenë zërin dhe të fërkojnë duartë!

Kriminel të ndryshëm dhe të tjerë rreth e rrotull bandave e klikave serbe që kanë vrarë e masakruar dhe që kanë shkaktuar gjenocid mbi popullin shqiptar të Kosovës duke qenë të përkrahur dhe ndihmuar e furnizuar nga aparati shtetërorë e ushtarako-policorë i Serbisë pushtuese, janë ngritur në këmbë dhe po përgaditen të presin çastin që pas largimit të SHBA-së dhe NATO-s nga Kosova, ta pushtojnë Kosovën, ngjashëm sikur talibanët Avganistanin!

Të gjithë jemi dëshmitarë se SHBA dhe NATO u larguan nga Avganistani!

I kemi parë të gjitha skenat dhe kemi degjuar e lexuar shumëçka nga ato që janë thënë e shkruar për Avganistanin!

Ngjashmëri në mes të Kosovës dhe Avganistanit,nuk mund të ketë, anipse ngjashëm sikur në Avganistan që ishte SHBA dhe NATO, edhe në Kosovë është SHBA dhe NATO!

Por për dallim nga Avganistani, SHBA dhe NATO janë këtu e nuk janë larguar e nuk do të largohen kurrë, sepse Kosova nuk është Avganistan, e SHBA dhe NATO janë në Kosovë e jo në Avganistan!

Të gjithë e dijmë se ëndrrat e Serbisë për kthim në Kosovë kurrë nuk do të ndalen, por ato janë ëndrra të kota dhe apetite boshe!

Ska kthim të Serbisë pushtuese në Kosovë!
Ka përfundur njëherë e përgjithmonë kthimi i Serbisë në Kosovë!

Populli shqiptar i Kosovës e ka Nënë Shqipërinë, i ka vëllezërit e tij në Maqedoninë e Veriut dhe në Luginë të Preshevës e në Mal të Zi, por e ka edhe aleatin e madh strategjik SHBA-në dhe aleancën ushtarake NATO!

Populli shqiptar e ka lindur nga gjiri i tij UÇK-në, aleaten e famshme në tokë, të kohës së luftës së armatosur çlirimtare e të bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë pushtuese!

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Heronjtë dhe Dëshmorët e Kombit, veteranët dhe luftëtarët çlirimtarë, pjestarët e sajë, të transformuar në Ushtria e Kosovës, ashtu sikur në të kaluarën, edhe në të ardhmen janë në gjendje kurdoherë që ta kërkojë nevoja, të shkojnë kudo e të luftojnë krah për krah me forcat ushtarake të SHBA-së, për mbrojtje dhe prosperitet të aleatit tonë të madh, Shteteve të Bashkuara të Amerikës!

Kosova njëherë e përgjithmonë është e paprekshme dhe e pashkelshme nga qizmja e Serbisë së Pashiqëve, Nediqëve, Millosheviqëve e iqëve të tjerë të vjetër e të rinjë!

Kosova nuk është Avganistan!
Amerika në Kosovë, është në vendin e sajë, sepse për çlirimin e Kosovës e ka bombarduar Serbinë!

Amerika në Kosovë e ka popullin shqiptar aleat origjinal që është i gatshëm të derdhë gjak e të luftojë heroikisht përkrahë SHBA-së e për SHBA-në, sepse Amerika e ka ndihmuar Kosovën në çlirimin nga Serbia pushtuese, dhe i ka ndihmuar shqiptarët në çlirimin nga armiqtë shekullor në Ballkan!

Populli shqiptarë dhe Kosova, gjithmonë do të jenë mirënjohës dhe gjithmonë borgj ndaj SHBA-së, aleatit tonë të madh!

Prishtinë, 4 Shtator 2021

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Masat e reja të qeverisë së Kosovës për të parandaluar…