Mkhitaryan mungon gjashtë javë
25 dhjetor 2018
| 15:47
Arsenali ka bërë me dije përmes një njoftimi se mesfushori i skuadrës, Henrikh Mkhitaryan, do të mbetet jashtë fushës për plot gjashtë javë për shkak të një lëndimi në këmbën e tij të djathtë të cilën e ka thyer.
“Henrikh Mkhitaryan ka thyerje në këmbën e djathtë. Pritet të kthehet plotësisht në seanca stërvitore pas gjashtë javëve”, shkruhet në raportin mjekësor të publikuar në llogarinë zyrtare të Arsenalit.