Mkhitaryan: Ndaj Milanit ndeshje speciale, Interin nuk e ndal askush
Mesfushori armen i Interit, Henrikh Mkhitaryan ka folur për mediat para finales së Superkupës së Italisë me Milanin.
“Ne e dimë se nuk do të jetë një ndeshje e lehtë kundër një ekipi të fortë, por ne jemi përgatitur mirë për të provuar ta fitojmë ndeshjen. Nëse luaj do të thotë se jam mirë dhe se jam gati të përpiqem të ndihmoj skuadrën dhe të bëj më të mirën në çdo moment dhe në çdo ndeshje.Nuk jam penduar për zgjedhjen time, isha i lumtur te Roma, por tani jam te Interi. Jam në një klub të madh dhe tani synimi im është të përpiqem të fitoj trofe me këtë ekip. Kam luajtur shumë ndeshje dhe shumë finale, por kjo është hera e parë që jam përballur me Milanin në një ndeshje si kjo. Do të jetë një ndeshje e veçantë, duhet të shmangim gabimet dhe të përpiqemi të jemi gjithmonë të përqendruar. Por nëse luajmë siç dimë, mendoj se askush nuk mund të na ndalojë”, ka thënë ai.