Mkhitaryan: Synojmë titullin

11 gusht 2023 | 16:40

Henrikh Mkhitaryan në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ka thënë se Interi është gati për sezonin e ri të garave që nis pas pak ditësh. Futbollisti armen konfirmon se nënkampionia e Evropës e synon titullin në Seria A.

“Jemi në një moment transformimi, kemi ndryshuar shumë, por jo edhe struktura dhe mënyra se si luajmë”, ka thënë Mkhitaryan.

“Sigurisht, ne jemi gati për sfidat sepse kemi një skuadër vërtet të fortë. Scudetto është qëllimi i të gjithëve, ne e dimë se sa i rëndësishme është ky trofe për tifozët tonë, por nuk do ta harrojmë Champions Leaguen, Kupën e Italisë dhe Superkupën”, ka deklaruar Mkhitaryan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka…