
Mkhitaryani nuk luan në finale, arsyeja qesharake
21 maj 2019
| 14:27
Henrikh Mkhitaryan nuk do të udhëtojë me Arsenalin për në Azerbajxhan për të luajtur në finalen e Ligës së Evropës.
Vendimi është marrë nga klubi londinez, pas konsultimit me lojtarin dhe familjen e tij. Futbollisti armen ka kohë që përflitet se nuk do të shkonte në Baku, për shkak të situatës politike mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.
Zyrtarë azerë ditët e fundit kanë garantuar për sigurinë e tij, por Arsenali ka vendosur të mos rrezikojë, edhe pse bëhet fjalë për një lojtar të rëndësishëm. Një skandal i madh, që ka për autor UEFA-n, sepse zgjedhja e Bakut si vend për finalen dihej që në fillim që ishte e dyshimtë dhe plot probleme.