Mkhitaryani vazhdon qëndrimin te Roma

01 korrik 2020 | 13:13

AS Roma ka arritur marrëveshje me Arsenalin për zgjatjen e huazimit të Henrik Mkhitaryan.

Mesfushori armen do të qëndrojë te verdhekuqtë deri në përfundim të këtij sezoni futbollistik por me shumë gjasa do të jetë pjesë e Romës edhe sezonin e ardhshëm, pasi siç njofton vetë klubi kryeqytetas është arritur një marrëveshje paraprake që Mkhitaryan të qëndrojë te verdhekuqtë edhe sezonin ardhshëm.

“Jam shumë i kënaqur dhe i lumtur që e zgjas qëndrimin këtu. Kam ende gjëra që nuk i kam arritur dhe dua t’i arrij. Mezi pres të vazhdoj të luaj”, ka thënë Mkhitaryan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrjeti i Shitësve me Pakicë, me qëllim të vlerësimit të…