MKRS hap thirrjen për mbështetjen e autorit

11 mars 2025 | 08:10

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka hapur thirrjen për mbështetjen e autorit në katër kategori.

Thirrja:

Duke e konsideruar librin si një mjet të rëndësishëm për të nxitur kulturën, artin dhe krijimtarinë, kjo thirrje synon të inkurajojë zhvillimin e librit në mënyra inovative dhe të përshtatshme për kohën tonë. Të drejtë aplikimi me projekt-propozime kanë individët dhe OJQ-të, që dëshmojnë se programi i tyre i punës është i profilizuar në fushën e librit, leximit dhe kulturës.

Kategoritë e thirrjes:

Zhvillim të audio-librit

Rezidenca letrare

Programe për nxitjen e lexueshmërisë

Afati i fundit për aplikim është deri më 4 prill dhe detajet për aplikim gjenden në faqen zyrtare të MKRS.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi…