MKRS-ja, 11 mijë euro për Federatën e Shahut
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me kryetarin e Federatës së Shahut të Kosovës, Nysret Avdiu me qëllim të mbështetjes financiare FSHK-në për blerjen e pajisjeve të shahut. Vlera e këtij memorandumi është 11 mijë euro.
“Ky memorandum u nënshkrua bazuar në kërkesën e Federatës së Shahut për blerjes e pajisjeve me qëllim të zbatimit të politikave të sportit të Republikës së Kosovës në pajtim me dispozitat e Ligjit për Sport dhe për realizimin e objektivave shtetërorë të ndërkombëtarizimit të sportit të përcaktuara nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”, ka thënë ministri Gashi, i cili premtoi mbështetje për këtë federatë me qëllim të avancimit të sportit të shahut dhe të krijimit të kushteve të favorshme për sportistët të cilët merren me këtë sport.
Ndërkaq kryetari i Federatës së Shahut të Kosovës, Nysret Avdiu, falënderoi ministrin Gashi. “Kjo mbështetje financiare ka rëndësi të madhe sepse ndikon shumë në lehtësimin e punës për të gjithë ata që merren me këtë sport”, ka thënë Avdiu.
/Epoka e re/