
MKRS-ja, 200 mijë euro për stadiumin në Runik
31 maj 2018
| 17:47
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka nënshkruar tri memorandume me Komunën e Skenderajt.
Njëri nga këto memorandume është në fushën e sportit. Sipas njoftimit të MKRS-së, 200 mijë euro ndahen për ndërtimin e tribunave rrethuese dhe shtrimin e zhavorrit në stadiumin e futbollit në fshatin Runik. Ky investim do të implementohet gjatë vitit 2018.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)