MKRS-ja, 30 mijë euro Majlindës për Lojërat Olimpike

26 dhjetor 2017 | 16:31

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), Federata e Xhudos e Kosovës (FXHK) dhe xhudistja Majlinda Kelmendi kanë nënshkruar sot Memorandum Bashkëpunimi me qëllim të mbështetjes financiare për përgatitjen e sportistes Kelmendi përgjatë ciklit olimpik për Lojërat Olimpike 2020, sipas të cilit MKRS-ja obligohet të ndajë mjete financiare në vlerë prej 30 mijë euro.

Mjetet nga ana e MKRS-së për xhudisten kulminante Kelmendi ndahen nga kodi buxhetor i subvencioneve të sportit dhe do të barten në xhirollogarinë e Federatës së Xhudos të Kosovës (FXHK), ndërkaq Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ndihmon në mënyrë të gjithanshme FXHK-në, e mbikëqyr respektimin e Kartës Olimpike nga ana e sportistes dhe trajnerit dhe e njofton MKRS-në për ecurinë e përgatitjes të sportistes përgjatë ciklit olimpik.

“Sipas memorandumit, xhudistja Kelmendi obligohet që të përfaqësojë vetëm Republikën e Kosovës në garat ndërkombëtare përgjatë ciklit olimpik, të prezantojë Republikën e Kosovës në Ciklin Olimpik dhe t’i përgjigjet Republikës së Kosovës në xhudo sa herë që është e nevojshme të mbrojë ngjyrat e Kosovës”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Ministri Gashi e vlerësoi se kjo mbështetje financiare për sportistët që arrijnë rezultate kulmore siç është rasti i medalistes olimpike Majlinda Kelmendi është një lloj mirënjohje nga shteti dhe një nxitje për prezantim e përfaqësim sa më cilësor të shtetit tonë në arenën ndërkombëtare në fushën e sportit, e cila edhe ndihmon në ngritjen e shtetit tonë anekënd botës.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, gjatë fjalimit të fundvitit në…