
MKRS-ja, 350 mijë euro për stadiumin e Studenqanit
29 maj 2019
| 13:43
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremi për financimin e projektit “Stadiumi në Studenqan të Suharekës”.
“‘Stadiumi në Studenqan të Suharekës’ mbështetet financiarisht me 350 mijë euro dhe pritet të zbatohet gjatë viteve 2019-2020 ku edhe mjetet financiare do të ndahen në dy periudha kohore, 150 mijë euro për vitin 2019 dhe 200 mijë euro për vitin 2020”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.
Pas nënshkrimit të këtij memorandumi, ministri Gashi u shpreh se kjo bëhet me qëllim të përmbushjes se kërkesave të të rinjve dhe sportistëve të Suharekës.
/Epoka e re/