MKRS-ja: Aktivitetet sportive të zhvillohen pa praninë e publikut
12 mars 2020
| 15:42
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se pas vendimit të Qeverisë për masat parandaluese në funksion të mbrojtjes nga COVID-19, i njohur si Corona Virus, ka marrë vendim që të gjitha aktivitetet, ndeshjet e tubimet sportive mund të zhvillohen pa praninë e publikut.
“Këto masa të cilat janë ndërmarrë nga MKRS-ja janë në kuadër të pikës 5 të vendimit të Qeverisë së Kosovës. Konkretisht kjo masë nënvizon se Aktivitetet publike dhe jopublike mund të zhvillohen të mbyllura/pa praninë e publikut si: ngjarje/tubime sportive, tubime, koncerte, konferenca, tryeza të rrumbullakëta deri në një vendim tjetër”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.
/Epoka e re/