MKRS-ja anulon tenderët për tre stadiume

27 shkurt 2025 | 12:13

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka njoftuar sot (e enjte) gjatë ditës se ka anuluar tre tenderë në vlerë totale prej 37 milionë euro, që lidhen me punët nëpër stadiume në tri nga qytetet e mëdha të Kosovës.

Ndërtimi i “Stadiumit të Qytetit” në Pejë me 19 milionë euro, rinovimi i “Stadiumit të Qytetit” në Gjilan me vlerë 15 milionë euro dhe rinovimi i stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë me vlerë tre milionë euro janë tri stadiumet që tenderët për ta janë anuluar tashmë.

Njoftimi pa ardhur nga faqja zyrtare e prokurimit me arsyetimin se njoftimet fillestare janë vendosur gabimisht meqë janë ende në fazën e vlerësimit.

Ndryshe, gjatë fushatës, por edhe para fushatës, ministri i Sportit, Hajrulla Çeku dhe kryeministri Albin Kurti kanë premtuar dhe janë zotuar se mjetet për këto tri stadiume janë ndarë tashmë.

Gjatë ditëve të ardhshme apo edhe muajve pritet të sqarohet gjithçka, nëse projektet do të kthehen në pikën zero apo do të vazhdojnë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albert Dvorani shpall të pavlefshme diplomën e shkollës së mesme…