MKRS-ja dhe British Council, marrëveshje bashkëpunimi në fushën e artit dhe ekonomisë kreative

16 maj 2024 | 13:09

Ministria e Kulturës dhe British Council kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në fushën e artit dhe ekonomisë kreative.

Në tri vitet e ardhshme, British Council do të bashkëpunojë me MKRS-në për zbatimin e projekteve dhe aktiviteteve të ndryshme për të mbështetur zhvillimin e ekonomisë kreative në vend.

Ministria e Kulturës ka njoftuar se marrëveshja do të fokusohet në hartimin e politikave, kërkime dhe avokim në sektorin e ekonomisë kreative dhe ngritjen e kapaciteteve për profesionistët krijues dhe politikëbërësit, duke siguruar që individët dhe organizatat në fushën e industrisë kreative të rriten, të arrijnë potencialin e tyre dhe të bëjnë një ndryshim të qëndrueshëm dhe të përshtatshëm.

Memorandumi është nënshkruar nga ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku dhe drejtoresha për Kosovë e British Council, Majlinda Mazelliu në praninë e ambasadorit të Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),…