MKRS-ja dhuron sot libra për mbi 30 biblioteka komunale

28 tetor 2024 | 08:19

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit sot do të shpërndajë libra për më shumë se 30 biblioteka komunale.

Sipas njoftimit, për secilën bibliotekë do të dhurohen më shumë se 600 tituj të autorëve të ndryshëm.

Ceremonia e shpërndarjes pritet të fillojë nga ora 13:00 në Bibliotekën Kombëtare.

Ky aktivitet është i përvitshëm dhe shërben për pasurimin e fondit bibliotekar në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe më gjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja pro-perëndimore e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, ka thënë se nuk…