MKRS-ja do ta rinovojë shtëpinë e Xhafer Devës në Mitrovicë dhe xhaminë e Drenocit në Deçan

01 tetor 2021 | 15:17

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë kanë nënshkruar të premten një marrëveshje për bashkëfinancim për rinovimin e dy lokacioneve të rëndësishme të trashëgimisë kulturore.

MKRS-ja do të financojë dhe UNDP do të implementojë rinovimin dhe rehabilitimin e plotë të monumenteve të rëndësishme të trashëgimisë kulturore: shtëpinë e Xhafer Devës në Mitrovicë dhe xhaminë e Drenocit në Komunën e Deçanit.

Punimet do të kryhen në kuadër të projektit “Trashëgimia Kulturore si Shtytëse e Dialogut Ndërkomunitar dhe Kohezionit Social” të financuar nga Bashkimi Evropian, Instrumenti për Paqe dhe Stabilitet (ISP) i cili implementohet nga UNDP-ja, në bashkëpunim të ngushtë me MKRS-në në lokacione të përzgjedhura.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anglia ka miratuar një ligj të ri, që i ndalon…