MKRS-ja do të investojë 800 mijë euro në Dragash
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MRKS), Kujtim Gashi, dhe kryetari i Dragashit, Shaban Shabani, kanë nënshkruar dy memorandume në vlerë prej 800 mijë euro.
Këto dy memorandume kanë të bëjnë me ndërtimin e palestrës sportive dhe stadiumit të Dragashit.
Me këtë rast ministri Gashi ka thënë se MKRS-ja është duke investuar në infrastrukturën sportive që t’ua përmirësojë kushtet sportistëve të rinj.
“Kjo po bëhet me qëllimin që t’i ndihmojmë komunat e vogla që kanë më pak buxhet”, ka thënë Gashi.
Ndërsa kryetari i Dragashit, Shaban Shabani, i ka cilësuar këto dy memorandume si projekte madhore për këtë komunë.
“Këto projekte do të rrisin nivelin e aktiviteteve sportive”, ka deklaruar Shabani.
Të dy projektet parashihet të përfundojnë për dy vite.