
MKRS-ja e FFK-ja nënshkruajnë memorandum për rindërtimin e fushës në “Fadil Vokrri”
17 shkurt 2024
| 09:33
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se sot kanë nënshkruar memorandum me Federatën e Futbollit të Kosovës.
Çeku tha se memorandumi me FFK-në ka të bëjë me investimin e përbashkët prej 1.3 milion euro për rindërtimin e tërësishëm të fushës së stadiumit “Fadil Vokrri”.
“Punimet do të nisin së shpejti dhe stadiumi do të jetë i gatshëm për ndeshje vendore dhe ndërkombëtare. Vazhdojmë me shumë punë të mira anekënd Kosovës për konsolidimin e infrastrukturës së futbollit”, shkroi Çeku.
Për shkak të punimeve në stadiumin “Fadil Vokrri”, kombëtarja e Kosovës në futboll nuk mund të zhvillojë ndeshje në kryeqytet deri në përfundimin e punimeve.