MKRS-ja e Hajrullah Çekut ia jep “Doku Fest-it” 100 mijë euro për këto paraqitje në Prizren
Shumë reagime ka ngjallur hapja e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtë DokuFest në Prizren, konkretisht i një shfaqje novatore me një performancë erotike të realizuar nga disa kërcimtarë të cilët janë shfaqur me veshje provokuese.
Edhe pse ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku në ditën e hapjes së Dokufestit ka thënë se kjo është ngjarja më me madhe e filmit në vend, dhe se këtë vit ka qenë mbështetja më madhe institucionale që i është bërë këtij festivali, shumë deputetë dhe personalitete të ndryshme por dhe qytetar kanë reaguar për këtë performancë të “turpshme”.
“Është e tmerrshme dhe e papranueshme se si DokuFest, Anibar, Parada e Krenarisë dhe qindra aktivitete të mbështetën nga pushteti qendror dhe lokal me miliona euro nga paraja publike për të promovuar antivlera dhe degjenerim të shoqërisë tonë! Tashmë është qartë e kuptueshme se të gjitha këto organizime kanë vetëm një qëllim, atë të shkatërrimit të familjes, si shtylla kryesore e shoqërisë dhe identitetit tonë. Arti dhe kultura që duan shkatërrimin e shoqërisë nuk janë art e as kulturë, e aq më shumë kur kjo financohet nga parat tona si taksapagues të këtij vendi. Asnjëherë ne nuk do të lejojmë që këto degjenerime të ndryshojnë vlerat e larta që vendi ynë frymëzon me shekuj e shekuj”, kështu ka shkruar deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani në Facebook.
Reagime të tilla ka pas nga shumë deputetë dhe qytetaret për performancën e “turpshme” siç e kanë quajtur në hapjen e Doku Fest-it në Prizren.
Për Fikrim Damkën i cili është ministër i Zhvillimit Rajonal në Qeëverinë e Kosovës të drejtuar nga Albin Kurti ku ministër i kësaj qeverie është Hajrullah Çeku ka thënë se, realizimi i këtyre ngjarjeve është në kundërshtim “me vlerat e historisë, kulturës dhe besimit në Kosovë”.
“Kemi qenë dëshmitarë të imazheve që nuk janë të përshtatshme për Prizrenin dhe as Kosovën”, tha ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, që vije në Prizreni.
“Ata që e realizojnë këtë ngjarje, e cila është në kundërshtim me vlerat e historisë, kulturës dhe besimit tonë, kanë krijuar rrezik për të dhënë shembull të keq sidomos në zhvillimin personal dhe social të të rinjve tanë”, tha Damka.
“Për gjërat që nuk janë normale, mos na bëni t’i pranojmë si moderne. Mos e prekni frymën e Prizrenit tradicional dhe kulturor”, thuhet në reagimin e deputetes Duda Dalje.
E për organizimin e këtij eventi tashmë tradicional, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me 30 qershor 2023 ka shpallur fituesit dhe janë mbështetë shumë organizata joqeveritare për organizimin e eventeve të ndryshme kulturore trashëgimore. Ndër to në këtë “Thirrje për projekt-propozimet Kulturore 2023″ Art dhe Trashëgimi Kulturore, ka konkurruar edhe OJQ “Doku Fest”, dhe është mbështetur nga MKRS-ja që e drejtor ministri që vjen nga radhët e Vetëvendosjes, Hajrullah Çeku me 100 000 mijë euro./S.Z/.
“Promovojnë antivlera dhe degjenerim”, reagime për performacën erotike në Dokufest