MKRS-ja hap thirrjen për mbështetje të projekteve për vitin 2025

25 shkurt 2025 | 12:25

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) e Republikës së Kosovës ka hapur thirrjen për mbështetje të projekteve në art, kulturë dhe trashëgimi kulturore për vitin 2025.

Qëllim i kësaj thirrje është fuqizimi i skenës së pavarur kulturore, rritja e cilësisë së krijimtarisë artistike, identifikimi dhe mbështetja e talentëve të rinj, aktivizimi i tyre në vendimmarrje dhe aktivitete të fushës së artit dhe kulturës, rrjetëzimi dhe promovimi i produktit vendor kulturor si produkt konkurrues në tregun ndërkombëtar të industrisë kreative.

Në njoftimin e MKRS-së bëhet me dije se OJQ-të dhe individët mund të aplikojnë në njërën nga kategoritë në vijim:

Mbështetje organizative për organizatat me programe deri në tre vjet për zhvillim organizativ dhe programor për OJQ-të e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore.

Organizimet tradicionale në fushën e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore me program deri në tre vjet për zhvillimin e ngjarjeve përkatëse.

Projektet njëvjeçare dhe organizimet tradicionale të fushës së artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore.

Projektet dhe ngjarjet e njëhershme në fushën e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore.

Projektet e krijuesve (artistëve) të rinj.

Detajet e hollësishme mund t’i lexoni këtu: https://shorturl.at/PYtvn

Afati i fundit për aplikim: 24 mars 2025

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pikat kryesore të planit të presidentit amerikan, Donald Trump, për…