MKRS-ja i jep çmimin “Ibrahim Rugova” studiuesit Haqif Mulliqi
14 mars 2023
| 14:34
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës sot, në një ceremoni zyrtare, ka dhënë çmimet vjetore për letërsi për vitin 2022. Në mesin e laureatëve të sivjetmë është edhe studiuesi Haqif Mulliqi, të cilit, juria për çmimet vjetore, i ka dhënë çmimin “Ibrahim Rugova” për veprën më të mirë në kritikë letrare dhe eseistikë për vitin 2022, për librin “Henrik Ibsen, fryma e parë e modernes”.
Librin e ka botuar shtëpia botuese “Armagedoni” në vitin 2022 dhe gjendet në librarinë “Artini” në Prishtinë.