MKRS-ja ia pezullon licencën Federatës së Karatesë

11 shtator 2023 | 20:39

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ia ka pezulluar licencën e Federatës së Karatesë së Kosovës (FKK).

Në njoftimin e lëshuar nga MKRS, thuhet se ky vendim u mor duke u bazuar në rekomandimin e Komisionit Vlerësues për Licencimin e Federatave Sportive (KVLFS).

KVLFS, që kryesohet nga Fidan Shatri, i dërgoi një letër ministrit Çeku ku i rekomandoi pezullimin e licencës për FKK-në, rekomandim që është pranuar tashmë.

Pezullimi mund t’i largohet brenda 45 ditëve, nëse nga Federata e Karatesë plotësohen kriteret që ka listuar Komisioni Vlerësues për Licencimin e Federatave Sportive.

Mes tjerash, FKK obligohet që brenda 45 ditëve të ripërsërisë Kuvendin e Jashtëzakonshëm Zgjedhor. Nga FKK kërkohet edhe që ta njoftojë MKRS-në për mbajtjen e Kuvendit më së largu shtatë ditë para mbajtjes, duke njoftuar KVLFS-në me listën e anëtarëve dhe delegatëve që do të jenë prezentë.

Gjithashtu është kërkuar që në Kuvend të marrin pjesë vetëm anëtarët që kanë përmbushur kriteret për licencim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës U21 nesër mbrëma do të përballet me…