MKRS-ja: Kosova ka treguar edhe një herë rezultate të jashtëzakonshme në sport
07 tetor 2024
| 14:12
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i ka uruar sportistët e xhudos, me arritjen e fitores së tyre në Kampionatin Ballkanik të Xhudos U21.
“Vikend i mbushur me rezultate në xhudo dhe mundje. Kosova ka treguar edhe një herë rezultate të jashtëzakonshme në sport, kësaj radhe në dy disiplina të ndryshme, xhudo dhe mundje. Në Kampionatin Ballkanik të Xhudos U21, të mbajtur në Tiranë, xhudistët tanë fituan katër medalje të arta dhe një të bronztë”, ka shkruar ministria në “Facebook”. “Ndërsa në garat në mundje në Kampionatin Ballkanik U-15, U-17 dhe U-20, të mbajtur në Shkup, mundësit tanë fituan tri medalje të arta, një të argjendtë dhe tri të bronzta. I urojmë sportistët tanë për këto arritje. Shumë suksese tutje!”.